Moti sot me reshje shiu në zonën veriperëndimore, rriten temperaturat
Rrymat ajrore të nxehta nga Afrika kanë përfshirë pellgun e Mesdheut, ku presim anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E mërkurë, 17 janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar në zonën veriore, më pak reshje në jug, juglindja me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10–20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5–6 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/12°C
- Zonat e ulëta 12/18°C
- Zonat bregdetare 14/22°C