Moti – Vranësira dhe reshje bore në Alpe, rënie temperaturash

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Diel, 28 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje bore në mëngjes në alpe, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -5/7°C

– Zonat e ulëta       -2/13°C

– Zonat bregdetare 4/15°C

Kosovë

Kosova për dt. 28 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe reshje bore të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në   1°C – 4°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 29 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes të pakta në veri,  gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -6/6°C

– Zonat e ulëta       -2/13°C

– Zonat bregdetare 5/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.