MotoGP, Bagnaia fiton garën “Sprint” në Çmimin e Madh të Indonezisë

Garën “Sprint” të Çmimit të Madh të Indonezisë e fiton Francesco Bagnaia. Jorge Martin nisi garën i pari (siguroi Pole Position), por rrëshqiti dhe u rrëzua pas disa kthesave. Përfitoi Francesco Bagnaia, i cili nuk gaboi dhe siguroi fitoren në garën e shkurtër në Mandalika, përpara shokut të skuadrës Enea Bastianini, ndërsa Marc Marquez kompleton podiumin me Desmosedici Gresini.

Bagnaia fiton garën Mandalika Sprint dhe rikuperon 12 pikë ndaj Martin (që kryeson renditjen e pilotëve), i cili ra në xhiron e parë dhe ishte i 10-ti në vijën e finishit pas rinisjes.

Pole Position

Jorge Martin siguroi “Pole Position” në Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Në Mandalika, piloti i Pramac vendosi kohën më të mirë të kualifikimit: 1’29″088, dominoi dhe parakaloi ndjekësin e tij kryesor, Marco Bezzechi, me më shumë se gjysmë sekonde (+0″535), ndërsa në vendin e tretë do të niset Acosta. I katërti është Peço Bagnaia (+0″657), ndërsa Marquez rrëzohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.