Motori përplas 24-vjeçarin, pasi shkaktoi aksidentin autori u largua nga vendngjarja
Në njoftimin për shtyp shpërndarë për mediat Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër thotë se me me datë 12.06.2024, rreth orës 21:30, në rrugën e fshatit Bleran, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar një 24- vjeçar banues në fshatin Bardhaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pasi e ka përplasur drejtuesi i motoçiketës është larguar nga vendngjarja. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit. Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të tjerë. Ndërkohë, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij. Sakaq, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 33- vjeçar, banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi një bashkëfshatar i tij e ka kallëzuar atë, se ka kanosur për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme njofton policia.