Categories: LajmeKronikë

Motori përplas 24-vjeçarin, pasi shkaktoi aksidentin autori u largua nga vendngjarja

Në njoftimin për shtyp shpërndarë për mediat Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër thotë se me  me datë 12.06.2024, rreth orës 21:30, në rrugën e fshatit Bleran, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar një 24- vjeçar banues në fshatin Bardhaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pasi e ka përplasur drejtuesi i motoçiketës është larguar nga vendngjarja. Uniformat blu po punojnë për  identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.  Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të tjerë. Ndërkohë,  Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij.  Sakaq, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 33- vjeçar, banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi një bashkëfshatar i tij e ka kallëzuar atë, se ka kanosur për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme njofton policia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

4 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

4 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

4 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

4 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

16 hours ago

This website uses cookies.