Motra e Kamala Harris: Zgjidhni një lider që lufton për këdo
Motra e zv.presidentes, Maya Harris ka mbajtur fjalimin e saj në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokratike duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të zgjedhin motrën e saj në zgjedhjet e nëntorit.
Maya Harris u shpreh se motra e saj Kamala, do të jetë një lider që do luftojë për këdo.
“Nëna jonë ishte aktiviste e të drejtave të njeriut, shkencëtare, nën e devotshme dhe mbi të jgitha sfidonte ngjarjet. kishte pritshmëri të madhe për ne. Na rriti duke besuar se ne mund të bënim gjithçka. Ajo e kuptonte se fuqia vjen nga dija dhe tregon kush je në të vërtetë.
Ajo që donte për Kamalën dhe mua ishte histori e vërtetë amerikane.
Ajo që na bashkon është dëshira për të qenë të lirë e për të përmbushur potencialet tona.
Kamala e di ç’do të thotë të nënvlerësohesh dhe prandaj ne na duhet udhëheqja e saj në këtë moment historik.
Kur të tjerët ndjejnë errësirë, Kamala bën bashkimin. Kur duan të na kthejnë pas, motra ime thotë: mjaft tani, nuk do na ktheni pas.
kamala kupton se kemi shumë më të përbashkëta se ato që na ndajnë.
Nuk është thjesht fitorja e një zgjedhje, por atë që bëjmë gjatë procesit”, tha ajo