Moviola PSG-Dortmund, Cesari “sulmon” Orsaton: Mungojnë dy penallti
Paris Saint-Germain është eliminuar nga Champions League përballë Borussia Dortmundit, me fatin kundër duke pasur parasysh gjashtë shtyllat ndërmjet ndeshjes së parë dhe të kthimit, por edhe disa vendime të dyshimta të arbitrave. Graziano Cesari kritikon arbitrimin e Daniele Orsato në ndeshjen e fundit të Champions League.
Cesari e gjykon si penallti ndërhyrjen e Schlotterbeck-ut ndaj Mbappe-s dhe Hummels-it në dëm të Dembélé. Dy episode, në të cilat nuk ndërhyri as VAR, që mund të ndryshonte realisht rezultatin e ndeshjes dhe kualifikimin.