Mposhti Meksikën në finale, SHBA fiton Ligën e Kombeve të Concacaf
Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan Ligën e Kombeve të Concacaf për herë të tretë radhazi. Në finalen e luajtur në stadiumin “AT&T” në Arlington, kombëtarja amerikane mundi Meksikën 2-0.
Tyler Adams kaloi Shtetet e Bashkuara në epërsi në minutën e 45-të, kur mori një pasim nga lojtari i Juventusit, Weston McKennie dhe lëshoi një gjuajtje nga jashtë zonës mposhti portierin meksikan, Guillermo Ochoa.
Reyna dyfishoi epërsinë në minutën e 63-të, duke konfirmuar rolin e tij si protagonist pas dy asistimeve në kohën shtesë në fitoren e së enjtes në gjysmëfinale kundër Xhamajkës. Duhet theksuar se ndeshja u pezullua në fazën finale për të dytin vit radhazi për shkak të thirrjeve homofobike të tifozëve meksikanë. Gjyqtari kanadez Drew Fischer ndërpreu lojën në minutën e 88-të dhe përsëri gjatë kohës shtesë.