Muaj “jo” për volejbollin e meshkujve / Kuqeblutë nuk arrijnë të kualifikohen në Kupën e Shqipërisë
Një dhjetor jo pozitiv e ka quajtur trajneri i Vllaznisë në Volejboll meshkuj, Artan Kalaja, muajin e fundit të vitit 2023. Pasi, sipas tij, në këtë muaj rezultatet e ekipit të tij në Kupën e Shqipërisë nuk ishin të duhurat, sidomos dy humbjet e para në Korçë ndaj Skënderbeut dhe e dyta në Shkodër me Erzenin e Shijakut, të cilat sollën pamundësinë e kualifikimit në finalet e Kupës së Shqipërisë.
Ky ishte prononcimi i trajnerit kuqeblu Artan Kalaja, pas humbjes 1 me 3 të pësuar në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, me ekipin shijakas, Erzeni. Nga ana tjetër, trajneri shijakas, Ilia Koja, ekipi i të cilit së bashku me Skënderbeun, kanë siguruar finalen, shprehet i kënaqur me fitoren.
Ndërkohë, Vllaznia e volej meshkuj, tashmë vazhdon konkurimin në Ligën e përbashkët, Shqipëri-Kosovë, “Gjergj Kastrioti”, ku pas dy humbjeve të para me dy ekipet kosovare, 3-1 me Ferizajn dhe 3-2 me Skënderbeun e Lipjanit, ndeshjen e tretë do ta luajë përballë Partizanit.