Muaji dedikuar letërsisë/ Nxënës të gjimnazit “Jordan Misja” takim me poeten Rozafa Shpuza
E dalë nga bankat e gjimnazit “Jordan Misja”, poetesha Rozafa Shpuza u rikthye sërish në shkollë. Këtë herë për të folur për poezitë e saj.
Drejtorja Blediana Osja u ndal tek figurat e rendësishme që ka nxjerrë ky gjimnaz, e një ndër to është edhe poetja Rozafa Shpuza.
Gjimnazi Jordan Misja ka zhvilluar disa aktivitete përgjatë muajit tetor, muaj dedikuar letërsisë. Qëllimi është jo vetëm evidentimi i personaliteteve të dala nga bankat e shkollës, por edhe sensibilizimi i të rinjve për të kthyer sytë drejt letërsisë dhe librit në tërësi..!