Muaji i Letërsisë/ Çapaliku rikthehet në bankat e gjimnazit
Në përmbyllje të muajit dedikuar Letërsisë shkrimtari Alfred Çapaliku zgjodhi të rikthehej në gjimnazin ku për 4 vite radhazi ishte nxënës, në “Jordan Misja”. Gjatë një bashkëbisedimi me nxënësit Çapaliku vuri theksin tek frigurat e rëndësishme me të cilët Shkodra përfaqësohet në dekada. Gjimnazi “Jordan Misja” e ka kthyer në traditë të përvitshme që gjatë muajit tetor të ftojë figura të ndryshme të artit dhe letërsisë. Me qëllim jo vetëm njohjen nga afër të nxënësve me personalitete të tilla por edhe afrimin e nxënësve me librin.