“Muaji i Monumenteve të Kulturës”, ekspozita promovon trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike
“Muaji i Monumenteve të Kulturës”, ekspozita e çelur në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pati ndalesën e radhës në Shkodër.
Vendi i përzgjedhur ishte kalaja “Rozafa”, një nga parqet arkeologjike më të vizituara në vend.
Ekspozita solli për publikun materiale grafike të monumenteve kulturore, të cilat janë dëshmi e trashëgimisë sonë të pasur historike nga e gjithë Shqipëria.
Specialistja Lamçe thotë se promovimi i trashëgimisë kulturore nga ana e Institutit Kombëtar ka vijuar edhe me përgatitjen e disa kartolinave me pamje të monumenteve të kulturës.
Shkodra është një nga rajonet më të pasura arkeologjike dhe për rrjedhojë edhe i monumenteve të kulturës çka ka rritur interesin e vizitorëve për to.
Pas kryeqendrës së veriut, stacioni i radhës i ekspozitës “Muaji i Monumenteve të Kulturës” do të jetë qyteti i Elbasanit.