Muaji i Ramazanit, Bashkia zbukuron rrugët e qytetit
Muaji i shenjtë i Ramazanit e ka gjetur qytetin e Shkodrës me zbukurime të veçanta. Një objekt në formë xhamie plot drita është vendosur në Pijacë, pranë Xhamisë Ebu Beker , duke i dhënë një pamje tjetër shëtitores kryesore. Ndërkohë, në rrugët kryesore të qytetit valeviten banderolat me urimin për festën e besimtarëve myslimanë.
Për zbukurimin e qytetit është kujdesur për herë të parë vetë Bashkia Shkodër . Qytetarët e kanë mirëpritur kujdesin e Bashkisë për këtë festë, pasi krijon një atmosferë edhe më të gëzueshme .
Gjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit besimtarët myslimanë do të agjerojnë ,ndërsa Myftinija e Shkodrës do të vijojë traditën e bamirësisë, si dhe shtrimin e iftarëve, kryesisht për shtresat në nevojë.