Categories: LajmeSociale

Muaji i Ramazanit, nënkryetari i KMSH: I ofron njeriut një transformim të jashtëzakonshëm

Kjo e hënë shënon ditën e parë të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Lauren Luli i ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” deklaroi se muaji i Ramazanit është periudha më e rëndësishme për të gjithë besimtarët, ndërsa renditi dhe disa prej veçorive që përfitohen gjatë këtij muaji.

“Muaji i Ramazanit periudha më e rëndësishme për të gjithë besimtarët. Jo për lidhjen që ka besimtari me Allahun, por për aspektin individual. I ofron njeriut një transformim të jashtëzakonshëm. Besimtari përfiton shumë veçori. Rregullon marrëdhënien që ka me zotin, por përfiton shumë veti dhe virtyte, që janë rregullator i rëndësishëm në shoqërinë që jeton”, tha Luli.

Nënkryetari i KMSH-së instruktoi edhe besimtarët që po aplikojnë për herë të parë agjërimin, duke vënë theksin te të pasuri kujdes me sjelljen apo bisedat.

Adhurimi i agjërimit është adhurim i thjeshtë. Mjafton të ndjekësh kalendarët, në të cilat tregohen dy orare ku duhet pasur kujdes, kur fillon agjërimi, deri në atë orar lejohet ngrënia dhe pirja dhe më pas njeriu privohet nga ngrënia pirja dhe marrëdhëniet intime dhe aty starton agjërimin e ditës deri në orën e mbrëmjes ku hapet iftari.

Ato që i plotëson këto janë edhe sjelljet, bisedat apo përkushtimi në adhurime që duhet të jetë më i ngjeshur dhe më korrekt në këto ditë”, u shpreh Luli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.