Muaji i shenjtë i Ramazanit- UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur iftarin, vaktin që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore. Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj. Për të folur mbi këtë temë, në emisionin “Jetë Shqiptare” ishte i ftuar në studio teologu Vladimir Kera.
“Ajo që e mundon njeriun është se ska një domethënie, në momentin kur ska një kuptim ajo që bën, automatikisht i duket i pavlerë i gjithë mundi apo sakrifica. Iftari apo agjërimi ka dy kuptime të mëdha, ka një kuptim hyjnor ka dhe një kuptim tej mase njerëzor dhe social.
Hyjnore është për faktin se ti vërteton se je i gatshëm të frenosh veten në disa gjëra në mënyrë që të vetëpërmbahesh është si një trajnim. E dyta është afërsia sociale ku secili përpiqet të ecë me këpucët e tjetrit. Gjithmonë njeriun e ka munduar tejngopja dhe më pas kjo bëhet e pakuptimtë.
Familja, shoqëria, të varfrit, në islam është kur ushqen një të varfër me iftar merr shpërblimet e agjërimit pa ju pakësuar atij. Kjo lloj shtrirje shoqërore e bën njeriun ti jap një kuptim”, tha teologu Vladimir Kera.