Categories: LajmeSociale

Muaji i shenjtë i Ramazanit- UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur iftarin, vaktin që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore.  Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj. Për të folur mbi këtë temë, në emisionin “Jetë Shqiptare” ishte i ftuar në studio teologu Vladimir Kera.

Ajo që e mundon njeriun është se ska një domethënie, në momentin kur ska një kuptim ajo që bën, automatikisht i duket i pavlerë i gjithë mundi apo sakrifica. Iftari apo agjërimi ka dy kuptime të mëdha, ka një kuptim hyjnor ka dhe një kuptim tej mase njerëzor dhe social.

Hyjnore është për faktin se ti vërteton se je i gatshëm të frenosh veten në disa gjëra në mënyrë që të vetëpërmbahesh është si një trajnim. E dyta është afërsia sociale ku secili përpiqet të ecë me këpucët e tjetrit. Gjithmonë njeriun e ka munduar tejngopja dhe më pas kjo bëhet e pakuptimtë.

Familja, shoqëria, të varfrit, në islam është kur ushqen një të varfër me iftar merr shpërblimet e agjërimit pa ju pakësuar atij. Kjo lloj shtrirje shoqërore e bën njeriun ti jap një kuptim”, tha teologu  Vladimir Kera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

8 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

8 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

8 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

11 hours ago

This website uses cookies.