Muaji shkurt, 8 shoferë të arrestuar – DVP Shkodër bën bilancin e punës për qarkullimin rrugor

policia shkoder motorra

Kontrolle të shtuara në akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat, gjatë 2 javëve të muajit shkurt, janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.  

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore: 

•Janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar; 

•Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në efektin e pijeve alkoolike;

•Janë ndëshkuar 365 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 

•Janë ndëshkuar 121 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 292 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

•Janë ndëshkuar 714 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Shkodër apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.