Muça: Berisha është bërë xhind. Pret një aleat tjetër si Ahmetaj ndaj SPAK-ut

a6f0b3329b3041cebc50e7a65fd318f6

Analisti Flogert Muça në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se kryetari i PD-së, Sali Berisha, është bërë xhind pse Erion Veliaj nuk reagoi kundër SPAK-ut dhe BKH-së, kur i kontrolluan shtëpinë. Sipas tij, Berisha po pret edhe një Ahmetaj të dytë, pasi deri tani ka vetëm Metën dhe Arben Ahmetajn e parë.

“Veliaj ka dhënë 2 mesazhe që janë në unison me Ramën dhe PS: mbështetje për drejtësinë dhe ‘non grata’ s’mund të bëjë leksione kundër korrupsionit. Nuk shoh surprizë. Veliaj më pas e instrumentalizoi situatën kundër doktorit dhe kjo është retorikë politike. Nuk shoh se Veliaj atë reagim e ka bërë pa pasur konsultim me Ramën. PS është parti e organizuar politikisht dhe ka një harmonizim të qëndrimeve. Në punën e SPAK ka vend për kritika. Beteja nuk ndikon në punën e SPAK-ut. Berisha pret Ahmetajn e dytë në sulmin frontal kundër SPAK. Ka Metën, ka Ahmetajn e parë, po pret dhe tjetrin. Berisha është bërë xhind që Veliaj nuk reagoi kundër SPAK-ut dhe BKH-së që i kontrolluan shtëpinë.”, tha Muçaj.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.