Lajme

Muça: Ky është fundi politik i partisë së Metës

Gazetari Flogert Muça vëren se nuk ka pasur një reagim qytetar për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Duke folur në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, z. Muça krahasoi ndalimet e pjesëtarëve të tjerë të opozitës, si demokratët Sali Berisha dhe Ervin Salianji, dhe si u prit kjo në publik.

Ajo që do ndodhë me Ilir Metën është një proces ligjor normal juridik. Ajo që do ndodhë politikisht me partinë e Ilir Metës mendoj se vlen të diskutohet dhe të thuhet si ka nisur. Në qoftë se për Ervin Salianjin kishte një reagim sado modest ose për Sali Berishën, ajo që vumë re sot është se për Ilir Metën nuk ka asnjë reagim qytetar. Më duket se ato sondazhe që e tregojnë në pëlqyeshmëri 5 për qind apo me 1,7 për qind në zgjedhjet e ardhshme sikur vërtetohen. Në kuptimin politik kam përshtypjen se ky është fundi politik i partisë së Ilir Metës. Partia e tij nuk është e organizuar në bazë të disa vlerave, parimeve dhe e strukturuar në terren. Ajo parti rrotullohej rreth interesave dhe njerëzve afër Ilir Metës dhe tani duket si një parti e vdekur, ku ka mbetur vetëm Vojo Kushi dhe avokati i opozitës së madhe të bashkuar, Ted Blushi dhe Genc Gjokutaj,” tha z. Muça.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.