Mundësi punësimi jashtë vendit / Drejtori i Shkollës “Arben Broci”: Diplomat njihen në BE, punësohet edhe atje
Diplomat e shkollave profesionale, të cilat tashmë njihen në vendet e BE-së, i kanë hapur rrugës punësimit të të rinjve në vende të ndryshme. Në shkollën Teknike Industriale “Arben Broci”në Shkodër, nxënësit kanë mundësi marrjen e dijeve përmes njohurive dhe teknologjisë së fundit e njëjtë me vendet e Bashkimit Europian.
Përmes gjurmimit që shkolla jonë kryen, thotë Drejtori Zamir Laçej, 46 % e nxënësve pasi mbarojnë studimet, largohen jashtë vendit për t’u punësuar atje në kompani dhe biznese të ndryshme.
Kjo shkollë dikur ka patur shumë specialitete, por sot funksionojnë drejtime si Mekanikë, Shërbime Mjetesh Transporti dhe Elektroknikë.