“Mundësia”, Zaimi: Një lëvizje e djathtë, se Shqipëria ka nevojë për mundësi, jo për lëmoshë
Bashkëthemeluese e partisë “Mundësia” Emanuela Pepkola Zaimi e ftuar në RTSH-24 duke folur mbi platformën politik të kësaj lëvizje tha se, rinia ka nevojë për një mundësi, duan thjesht një mundësi, ëndërrojnë një mundësi.
“Në Shqipëri mundësitë janë në duart e atyre që kanë lidhje me politikën. Unë mendoj se duhet t’u japim një mundësi, nuk duhet t’u japim lëmoshë. Prandaj kemi menduar që emri të jetë mundësia. Mundësia, është një projekt i ri politik. Misioni dhe vizioni i saj është për të pasur një Shqipëri për të krijuar mundësi për të gjithë në një kohë sa më të afërt”, u shpreh ajo.
Sipas saj, aktualisht të rinjtë përballen me mundësi të mohuara sidomos me ato që kanë të bëjnë me punën dhe meritokracinë në progresin ekonomik. Pra kjo është një mundësi e re e të bërit politik.
“Pas një turi takimesh në të gjithë Shqipërinë, u shpreh Zaimi, jemi takuar me qytetar të ndryshëm nga të gjitha shtresat shoqërorë ku kuptuam qartë mungesën e mundësive për gjithë këtë kategori njerëzish që na janë bashkuar. Ndaj ne jemi të bindur që mungesa e një platforme politike për të pasur një mundësi nesër që ti mundësoi shanse të barabarta në pikënisje për të gjithë. Ishte një turr i jashtëzakonshëm dhe dëgjuam qytetarët në çdo qytet. Partia Mundësia ka si qëllim ti japi mundësi të gjithë jo vetëm pakicave. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë por është vendimi i duhu”.
Sipas përfaqësueses të partisë “Mundësia”, është një lëvizje e qendrës së djathtë ku në thelb të saj qëndron progresi dhe avancimi ekonomik i vendit.
“Sot jemi në një situatë që të ecësh përpara të duhet të kesh të njohur , të duhet të kesh lidhje, sidomos politike dhe ndaj ne duam që kjo gjë të shembet dhe gjithë secilit ti jepet një mundësi”.
Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një mundësi e re, theksoi Zaimi, vendosim të mos prisnim më, të krijonim një lëvizje politike që nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kemi parë 30 vjet në Shqipëri.
Jam e bindur që do ja dalim të kemi një qeveri të pa korruptuar, shtoi ajo, ku askush nuk mund të na pengojë për ti dhënë fëmijëve tanë një jetë më të mirë.
Emanuela Pepkola Zaimi, themeluesja e Fondacionit Doën Syndrome Albania, u shpreh se me drejtuesin e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka pasur bashkëpunim më parë dhe në kuadër të shoqatës për të drejtat e fëmijëve.
“Prej më shumë se një dekade Z. Shehaj ka qenë mbrojtës i i të drejtave dhe sigurimit të shërbimeve të këtyre personave. Ndaj jam e bindur që dhe në mision të kësaj lëvizje partia “Mundësia” do të jetë përkujdesur për të gjitha grupet shoqërore për të pasur shanset dhe mundësitë të barabarta për të jetuar plotë dinjitet.
“Mundësia” në programin e saj të lëvizjes duk pasur si qëllim shanset e barabarta dhe progresin ekonomik të vendit kjo do t thotë që të kemi progres në të gjitha grupet sociale , jo vetëm ato të personave me aftësie të kufizuara”.