Mundja, gati për Botërorin

Shqipëria bëhet gati për Kampionatin Botëror të moshës deri në 23 vjeç dhe të rritur në mundje, kjo e fundit jo për peshat olimpike. Gjithçka do të zhvillohet në sallën olimpike “Feti Borova”, kjo duke nisur nga e hëna për të përfunduar më 27 tetor. Por përveç Kampionatit Botëror, në Shqipëri do të zhvillohet dhe Kongresi Botëror, i cili do të zhvillohet më 27 tetor në Shijak duke nisur nga ora 08:30.

Në fakt Kampionati Botëror i moshës deri në 23 vjeç vjen për herë të dytë në Tiranë, ndërsa është zhvilluar dhe vitin e kaluar. Do të jenë pjesëmarrëse 80 shtete, të cilët do të sjellin mbi 2300 sportistë, kurse në Kongresin Botëror do të marrin pjesë mbi 200 delegatë, që vijnë nga 117 vende pjesëmarrëse. Do të konkurrohet si për femra, ashtu dhe për meshkuj në stilin klasik dhe të lirë.

Dhe Federata Shqiptare e Mundjes ka bërë të ditur dhe emrat e sportistëve kuqezi. Kështu për moshën deri në 23 vjeç në stilin klasik Shqipëria do të përfaqësohet nga Daniel Dajani pesha 67 kg, Amarildo Laska pesha 63 kilogram, Julian Shehu pesha 87 kg, Klodian Shehu pesha 77 kg, Ardit Zeneli pesha 72 kg dhe Andi Muça pesha 55 kg.

Në stilin e lirë, gjithnjë për moshën deri në 23 vjeç, do të jenë Arjan Danaj pesha 79 kg, Altin Gançi pesha 86 kg, Klevis Koçeku pesha 74 kg, Endrio Avdyli pesha 61 kg dhe Klevis Preçi pesha 65 kg. Për femra mosha 23 vjeç Esmeralda Nela pesha 53 kg dhe Kleona Shabani pesha 65 kg.

Tek të rrituri në peshat jo olimpike në stilin e lirë Shqipëria do të përfaqësohet me Kevin Kupi pesha 82 kg, Jurgen Uku pesha 63 kg, Bajram Sina pesha 55 kg, Gjetë Prenga pesha 72 kg. Në stilin e lirë përsëri Endrio Avdyli e pas tij Orges Lila pesha 79 kg, Marjus Malko pesha 92 kg dhe Eriglent Prizreni pesha 70 kg.

Për femra Albina Drazhi në peshën 63 kilogram. Kombëtaret do të drejtohen nga Ermal Kryeziu, Altin Shtjefni, Oltion Karaj dhe Leonard Çakmashi. E të gjithë shpresojnë që Shqipëria të hyjë në zonën e medaljeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.