Lajme

Mundje, Kampionati Kombëtar i moshave, Rajan Grenazi dhe Samet Lohja të Vllaznisë shpallen  kampionë kombëtarë

Federata Shqiptare e Mundjes zhvilloi për herë të parë Kampionatin Kombëtar të fëmijëve për kategorinë e moshës  U9 dhe U12, aktivitet në të cilin konkuroi edhe ekipi i Vllaznisë me trajner Altin Anzën.

 Ekipi shkodran mori pjesë me tetë mundës, një shifër kjo e kënaqshme në raport edhe me skuadrat e tjera të Shqipërisë. Pas një përgatitje disa mujore në palestrën e Vllaznisë, mundësit e Vllaznisë arritën të bëjnë një prezantim shumë të mirë duke qënë në të gjitha peshat pretendentë kryesore për fitimin e vendit të parë.

Figurën më të mirë sportive e ka bërë mundësi i peshës deri në 54 kilogram Rajan Grenasi, i cili duke konkuruar për kategorinë e moshës U9, arriti të dalë fitues i pesë dueleve dhe të meritoi vendin e parë në këtë peshë. Një tjetër titull kampion për ekipin e Vllaznisë ishte edhe ai për kategorinë e moshës 12-vjeçare, ku mundësi Samet Lohja sfidoi të gjithë kundërshtarët rivalë të peshës së tij. Një prezantim të mirë në këtë kampionat bënë edhe mundësit e kategorisë së moshës nëntë vjeçare: Jasir Hoti, peshë 24 kg, Is’hak Istrefi 25 kg, Ejub Istrefi 28 kg, Veton Demushi 30 kg, Fuhejt Faslia 32 kg, Prisjam Demushi 34 kg dhe Jusuf Hafizi 38 kg. Po kështu, figurë të mirë sportive bëri edhe mundësi i moshës 12-vjeçare, Jahja Istrefi 37 kg i cili zuri vend nderi. Në ditët në vazhdim, ekipi i mundjes do të jetë pjesë në një aktivitet tjetër të rëndësishëm, por këtë radhë me moshat më të rritura.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

2 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

2 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

2 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

2 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

2 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

3 hours ago

This website uses cookies.