Mungesa e barnave ushqen kontrabandën/ Urdhri i farmacistëve kërkon lejet e importit nga komisione
Fenomeni i futjes se barnave kontrabandë në Shqipëri vijon prej 30 vitesh dhe ajo që e ushqen këtë gjë është mungesa e vazhdueshme e barnave ekzistencialë ne treg . I këtij qëndrimi është presidentja e Urdhrit të Farmacisteve, Diana Toma e cila thotë se pavarësisht ndëshkimeve fenomeni vijon.
“Nëse ato barna do ekzistonin në tregun shqiptar, të futura në këtë treg konform të tëra procedurave që ligji parashikon, ekzistenca fenomenit të mirëfilltë të kontrabandës nuk do të ishte as 1% e kësaj që vërehet sot”, thotë Diana Toma.
Toma deklaron se barnat e kapura gjenden ende në treg dhe kjo po ndodh edhe me barna të regjistruar.
“Aktualisht që flasim ka ende barna që futen në këtë formë sepse fakti që shkojmë në farmaci të caktuara dhe këto barna gjenden tregon që ato vazhdojnë të futen, ka periudha të gjata që janë në mungesa dhe janë pikërisht këto hapësira të cilat bëjnë të mundur futjen e barnave”, thote Toma.
Sipas Tomës ligjvënësi duhet të rishikojë mënyrën e dhënies së lejeve të importit në zgjerim të lëshimit të tyre.
“Unë mendoj në decentralizim ose kalim i kompetencës nga një individ në një grup individësh të cilët ne i quajmë komisione”, tha Diana Toma.
Aktualisht në vendin tregu farmaceutik ka disa mungesa për të cilat mjekët kanë kërkesë të vazhdueshme. Këto barna janë jo vetëm të regjistruar por edhe të paregjistruar që hynë me leje të posaçme.