Categories: LajmeSociale

Mungesa e barnave ushqen kontrabandën/ Urdhri i farmacistëve kërkon lejet e importit nga komisione

Fenomeni i futjes se barnave kontrabandë në Shqipëri vijon prej 30 vitesh dhe ajo që e ushqen këtë gjë është mungesa e vazhdueshme e barnave ekzistencialë ne treg . I këtij qëndrimi është presidentja e Urdhrit të Farmacisteve, Diana Toma e cila thotë se pavarësisht ndëshkimeve fenomeni vijon.

Nëse ato barna do ekzistonin në tregun shqiptar, të futura në këtë treg konform të tëra procedurave që ligji parashikon, ekzistenca fenomenit të mirëfilltë të kontrabandës nuk do të ishte as 1% e kësaj që vërehet sot”, thotë Diana Toma.

Toma deklaron se barnat e kapura gjenden ende në treg dhe kjo po ndodh edhe me barna të regjistruar.

Aktualisht që flasim ka ende barna që futen në këtë formë sepse fakti që shkojmë në farmaci të caktuara dhe këto barna gjenden tregon që ato vazhdojnë të futen, ka periudha të gjata që janë në mungesa dhe janë pikërisht këto hapësira të cilat bëjnë të mundur futjen e barnave”, thote Toma.

Sipas Tomës ligjvënësi duhet të rishikojë mënyrën e dhënies së lejeve të importit në zgjerim të lëshimit të tyre. 

Unë mendoj në decentralizim ose kalim i kompetencës nga një individ në një grup individësh të cilët ne i quajmë komisione”, tha Diana Toma.

Aktualisht në vendin tregu farmaceutik ka disa mungesa për të cilat mjekët kanë kërkesë të vazhdueshme. Këto barna janë jo vetëm të regjistruar por edhe të paregjistruar që  hynë me leje të posaçme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

3 days ago

This website uses cookies.