Mungesa e fuqisë punëtore, pronarët: Largimi i të rinjve dhe rritja e kërkesave ndër arsyet kryesore

Mungesa e punëtorëve duket se është një problem që po vijon prej disa kohësh në Shkodër.
Në shumë njësi tregtare vërehen të afishuara njoftime që kërkojnë punëtorë.
Drejtuesit e bizneseve theksojnë së largimi i të rinjvë dhe rritja e kërkesave të tyre ka bërë që të kenë vështirësi në sigurimin e punëtorëve.
Mungesa e kontratave të punës, orari i stërgjatur, mos zbatimi i ligjit për pagën minimale nga punëdhënësi dhe së fundmi edhe largimi jashtë vendit janë ndër faktorët kryesorë të mungesës së fuqisë punëtore, thonë ekspertët.