Mungesa e karrocës i ndërpret ëndërren për t’u arsimuar / Invdalidi nga Lezha nuk mund të ndjekë shkollën, Aleksandër Lekaj apelon për ndihmë
Aleksandër Lekaj jeton në fshatin Mërqi të Lezhës. Ai është invalid i klasit të parë dhe prishja e karrocës elektrike që përdorte, e ka penguar që të ndjekë shkollën të cilën e nisi me plot dëshirë dhe pasion në moshë madhore.
Aleksandër Lekaj është nxënës i klasës së 8 në shkollen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës, por këtë vit nuk e ka nisur ende vitin shkollor.
Distanca e largët e shkollës me shtëpinë ku jeton 38-vjeçari e ka vënë në vështirësi.Ai kërkon që t’i mundësohet një karrocë elektrike ose transporti
Pagesa e invaliditetit që merr Aleksandri është e vetmja e ardhur për familjen Lekaj, të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.Mes lotësh në sy nëna e 38-vjeçarit kërkon ndihmen e çdo kujt që ka mundësi që ti mundësohet një karroce elektrike për ti birin.
Aleksandri Lekaj ka lindur invalid dhe pavarësisht vështiresive të jetes endërra e tij është që të arsimohet, që të ndjehet i barabarte me të tjeret.