Vllaznia vuan, por arrin që të mposhtë 2-1 Laçin në “Loro Boriçi” dhe pas këtij suksesi skuadra shkodrane ngjitet në kuotën e 31 pikëve në klasifikim (aktualisht e vetme në krye të renditjes).
Ndonëse kishte probleme me mungesat në prag të takimit dhe trajneri Brdariç “humbi” për shkak dëmtimi gjatë ndeshjes edhe Deliun dhe Spahijan, Vllaznia arriti të marrë një trepikësh të çmuar në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit, duke konsoliduar pozitat e saj në zonën “Final 4”.
Kanë munguar rastet për shënim më pjesën e parë, që u mbyll në barazim pa gola 0-0. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë, me dy talentet kuqeblu që rrëmbejnë skenën. Fillimisht është Dodaj, që shënon golin e avantazhit dhe më pas Delaj, që shënon një gol shumë të bukur.
Laçi mundohet që të reagojë dhe ngushton shifrat me Bullarin, por pavarësisht përpjekjeve, kurbinasit nuk arrijnë që të evitojnë humbjen në Shkodër.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.