Mungesë investimesh – Fshati i Ri në Postribë, pa rrugë e pa ujë!
E mori emrin “Fshati i Ri”, në njësinë administrative Postribë, pasi u formua nga ndërtimet e reja të tri dekadave të fundit, por rruga mbeti pa u rregulluar edhe sot e kësaj dite.
Banorët, jashtë kameras, tregojnë se përveç rrugës së degraduar, ata vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm dhe disa shërbimeve të tjera. Kjo është një nga zonat me më pak investime në njësinë administrative Postribë.
Në Fshat të Ri jetojnë me dhjetëra familje të ardhura edhe nga zonat malore në kërkim të një jete më të mirë, por ajo çfarë kanë gjetur në këtë zonë i ka lënë për të dëshiruar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen rrugët apo edhe rrjeti i ujësjellësit. Shpesh herë këta banorë i kanë kërkuar investime institucioneve përgjegjëse, por në këto vite kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.