Mungesë investimesh në fshatin Kuç/ Banorët: Ndërhyrje në rrugë, rrjet elektrik dhe kanale
Fshati Kuç në njësinë Administrative Gur i zi vijon të ketë mungesë investimesh! Banorët thonë se rrugët e brendshme të zonës kanë nevojë për ndërhyrje! Por situata më shqetësuese mbetet tek rrjeti elektrik dhe telat e varur mbi kalimtarët! Po ashtu pastrimi i kanaleve është bërë në mënyrë të pjesshme. Çdo vit zona e Kuçit është ndër më të prekurat nga përmbytjet! Herë si shkak i menaxhimit të kaskadës e herë si shkak i mungesës së pastrimit të kanaleve kulluese! Banorët kërkojnë që institucionet të përfitojnë nga koha me diell për të marrë masat e nevojshme pasi me nisjen e reshjeve do të jetë vonë! Nga ana tjetër OSHEE thonë se ata duhet të ndërhyjnë për përmirësimin e rrjetit elektrik, në të kundërt dimri duket se do i gjejë në errësirë.