Mungesë investimesh prej vitesh / Përfundon asfaltimi i rrugës “Et’ hem Kazazi” në qytetin e Shkodrës
Punimet për rikonstruksionin e rrugës Et’hem Kazazi, një ndër segmentet më të amortizuara në Shkodër, ku nuk kishte njohur investime prej shumë vitesh, po shkojnë drejt përfundimit
Pak ditë më parë në këtë segment me një gjatësi prej më shumë se një kilometer ka përfunduar shtrimi me asfalt dhe sistemi i saj.
Ndërkohë , aktualisht po punohet për vendosjen e kapakëve të pusetave
Banorët e vlersojnë këtë ndërhyrje që është bërënga Bashkia Shkodër, ndërsa kërkojnë që të pastrohet edhe kanali anësor i rrugës pasi gjatë stinës së verës kthehet në vatër të insektve dhe mushkonjave.
Investimi që kap vlerën e rreth 5.7 milionë lekëve të rinj po bëhet nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës dhe pritet t’i shërbejë për një numër të lartë banorësh që jetojnë në këtë zonë.