Mungon vetëm zyrtarizimi i Piolit në Arabi, feston edhe Milani
Stefano Pioli do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite. Pasi ishte afër nënshkrimit me Al-Ittihad në korrik, ish-trajneri i Milanit tani është një hap larg një marrëveshjeje me Al-Nassr, ku luajnë yje si Manè dhe Brozovic dhe Cristiano Ronaldo.
E ardhmja e Luis Kastros në pankinë tani duket e vulosur: trajneri portugez, pas barazimit zhgënjyes në shtëpi të arritur vetëm në minutën e 99-të ndaj Al-Ahli, është në prag shkarkimi dhe klubi saudit ka intensifikuar kontaktet me rrethin e ish-trajneri i kuqezinjve dhe po përpiqet të mbyllë sa më shpejt këtë negociatë.
Përpara se të firmosë marrëveshjen me Al-Nassr mbi bazën e një kontrate trevjeçare me rreth 6-7 milionë euro në sezon, Pioli do të duhet të nënshkruajë përfundimin e kontratës që e lidh atë me Milanin deri në korrik 2025. Një lëvizje që do t’i lejonte klubit kuqezi të kursente rreth 10 milionë euro nga paga bruto e ish-trajnerit dhe stafit të tij.