Një prej hapësirave më të njohura pranë Gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër ka marrë një pamje të re falë një muraleje të realizuar nga artistja Teuta Lagja, fituese e konkursit të shpallur nga Bashkia Shkodër.
Muralja ngjan me një skenë artistike në qiell të hapur, falë motiveve që identifikojnë qytetin dhe ngjyrave të gjalla që përcjellin jetë dhe energji.
Sipas artistes, ky projekt duhet të pasohet nga ndërhyrje të tjera restauruese në zonë, për ta shndërruar tërësisht në një hapësirë rekreative dhe tërheqëse.
Lagja thekson se muralet nuk kanë vetëm vlerë estetike, por edhe ndikim në ndërgjegjësimin e shoqërisë.
Për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, puna për realizimin e murales është zgjatur për rreth një javë, por tashmë ajo është përfunduar dhe gati për t’u shijuar nga qytetarët.
Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…
Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…
Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…
Vitet e fundit, qytetarët shkodranë thonë se ka patur një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës…
Ulja e temperaturave 24 orët e shkuara e shoqëruar me borë dhe ngrica mund të…
Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë, të miturit po përfshihen në vepra të ndryshme penale…
This website uses cookies.