“Muri verdhë” në Milanello, Milani stërvitet me kore gjermane
Milanin e Piolit e pret një kundërshtar i vështirë në “Iduna Park” pasi në shkallët e stadiumit do të jenë të zhurshëm si gjithmonë ata, të cilët konsiderohen si “muri i verdhë”.
Tifozët e Borusias njihen për ndihmën e madhe që u japin beniaminëve të tyre në fushë. Për këtë situatë kuqezinjtë janë përgatitur që në Itali pasi kanë bërë stërvitjen e fundit përpara nisjes në Dortmund me regjistrime të “Murit të verdhë” në sfond.
Sa i përket mungesave ditën e sotme në Milanello mungonin për shkak dëmtimi Loftus-Çik, Kruniç, Kalulu, Benaser dhe Kaldara.