Murinjo tregon tri favoritet e “Euro 2024”
Zhoze Murinjo ka përmendur tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe të Berlinit.
“Për mendimin tim Europiani ka shumë mundësi që të fitohet nga njëra prej Portugalisë, Francës dhe Anglisë”, tregon trajneri luzitan.
“Ashtu si ç’do event i madh mund të ketë edhe surpriza. Por duke parë organikën e skuadrës së Portugalisë mendoj se duhet që të shkojnë në Gjermani më qëllimin për të fituar trofeun”, shpjegon Murinjo.