Muriqan, largimi i emigrantëve / Në 48 orë lanë vendin tonë më shumë se 10 mijë shtetas

fluks largimesh Muriqan
Duke nisur që nga data 2 janar, pikat kufitare e Muriqanit dhe ajo e Hanit të Hotit po përballen me fluks të shtuar veçanërisht në dalje.
Më së shumti janë shqiptarët e Kosovës ata të cilët pas festimeve në vendlindje, tashmë po lënë vendin për të shkuar në shtetet ku jetojnë e punojnë.
Këtë të enjte është punuar me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, si dhe me procedura të përshpejtuara në mënyrë që të mos krijoheshin pritje të mëdha. Sipas të dhënave nga Pika Kufitare e Muriqanit në 3 ditet e para të janarit kanë lënë vendin tonë rreth 18 mijë shtetas ndërkohë që kanë hyrë 14200 të tjerë.