Muriqan, ndalohen dy shtetas turq/ Pukë, proçedohet përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve në bashki
Dy shtetas turq janë proceduar në gjendje të lirë pasi në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dy të rinj të moshës 23 dhe 27 vjeç kanë paraqitur pasaporta të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër i kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur hetimi ndaj tyre.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për një 50 vjeçar, banues në fshatin Qelëz, Pukë, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, bashkia Pukë, pasi punonjësi i këtij sektori, një 60 vjeçar, është dëmtuar fizikisht duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës, në fshatin Qelëz, Pukë.
Mësohet se 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.