Murrizi: Deputetët nuk duhet të vazhdojnë lojën e bilbilave. Parlamenti po i kalon ligjet për 5 minuta

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi ka bërë një analizë për aksionin politik që duhet të zhvillojë opozita, tashmë e organizuar në ombrellën e Federatës së Opozitës së Bashkuar deri në zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur në “Ekspres”, Murrizi nuk e ka quajtur bashkim të opozitës afrimin e deputetëve që mbështesin kryetarin e Grupit, Gazment Bardhi me mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, por rikthim në shtëpi.

“Unë nuk e quaj bashkim, është një rikthim pas një turi dy vjeçar që e kaluan cakun e njerëzve me moral që provuan një eksperiment që ka dështuar në këto vite që tentuan të ishin lider por dështuan”, tha ai.

Sipas tij, Ishte një eksperiment i dështuar sepse kjo vlen për të gjithë ata që tentojnë të organizojnë diçka të tyren por ca për fat dhe ca për mungesë kurajo, nuk u provua në elektorat që të shikohej mbështetja.

“Si anëtar i Këshillit Kombëtar mund të them me bindje se partia që unë bëj pjesë është kryetar Sali Berisha dhe jo Gaz Bardhi. Kush e sheh vetën si kryetar ëndërrimtar në hije, është  fati i keq i tij. Për  skeptikët kjo opozitë që drejton Sali Berisha e mbushi bulevardin në 20 shkurt.  Unë e kam thënë dhe më parë që 20 shkurti të jetë ditë feste sepse simbolizon rënien e regjimit komuniste” thekson ish deputeti Murrizi.

Për të qenë një ofertë qeverisëse , Murrizi theksoi se, “opozita duhet ti ofrohet qytetarëve me një alternativë të besueshme.  Ne nuk duhet të shkojmë tek qytetari në 2025 me zullumet e atyre emrave që nuk ngjisin në elektorat”.

“Unë mendoj që opozita duhet të nisi që tani me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet që ti thotë qytetarëve që ky është grupi që do na përfaqësoj në 2025.  Ajo që i mungon opozitës janë disa kauza konkrete se çfarë duan qytetarët. Nuk është se qytetarët mes hajdutëve të Ramës dhe tanëve, do të votojnë tanët, se u bënë 3 palë zgjedhje”tha ai.

Në këtë kontekst ai theksoi, “askush nuk e blen dot të kaluarën e tij, nëse njihet si abuzues kur ka qenë në pushtet duhet të largohesh”.

Por ish-deputeti Murrizi ka këshilluar deputetët e opozitës që sikurse tha ai, është grupi parlamentar opozita më i madh brenda Kuvendit , nuk duhet të bjeri në gracën e mazhorancës sepse po kalojnë ligjet për 5 minuta.

“Ky është grupimi më i madh opozitar brenda kuvend. Nuk duhet të vazhdojmë lojën e bilbilave sepse kemi rënë në batakun dhe i lejojnë Ramës të kaloj 5 minuta ligjet. Protesta brenda caqeve dhe duhet artikuluar kauzat e opozitës”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.