Anëtari i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi ka bërë një analizë për aksionin politik që duhet të zhvillojë opozita, tashmë e organizuar në ombrellën e Federatës së Opozitës së Bashkuar deri në zgjedhjet e ardhshme.
Duke folur në “Ekspres”, Murrizi nuk e ka quajtur bashkim të opozitës afrimin e deputetëve që mbështesin kryetarin e Grupit, Gazment Bardhi me mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, por rikthim në shtëpi.
“Unë nuk e quaj bashkim, është një rikthim pas një turi dy vjeçar që e kaluan cakun e njerëzve me moral që provuan një eksperiment që ka dështuar në këto vite që tentuan të ishin lider por dështuan”, tha ai.
Sipas tij, Ishte një eksperiment i dështuar sepse kjo vlen për të gjithë ata që tentojnë të organizojnë diçka të tyren por ca për fat dhe ca për mungesë kurajo, nuk u provua në elektorat që të shikohej mbështetja.
“Si anëtar i Këshillit Kombëtar mund të them me bindje se partia që unë bëj pjesë është kryetar Sali Berisha dhe jo Gaz Bardhi. Kush e sheh vetën si kryetar ëndërrimtar në hije, është fati i keq i tij. Për skeptikët kjo opozitë që drejton Sali Berisha e mbushi bulevardin në 20 shkurt. Unë e kam thënë dhe më parë që 20 shkurti të jetë ditë feste sepse simbolizon rënien e regjimit komuniste” thekson ish deputeti Murrizi.
Për të qenë një ofertë qeverisëse , Murrizi theksoi se, “opozita duhet ti ofrohet qytetarëve me një alternativë të besueshme. Ne nuk duhet të shkojmë tek qytetari në 2025 me zullumet e atyre emrave që nuk ngjisin në elektorat”.
“Unë mendoj që opozita duhet të nisi që tani me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet që ti thotë qytetarëve që ky është grupi që do na përfaqësoj në 2025. Ajo që i mungon opozitës janë disa kauza konkrete se çfarë duan qytetarët. Nuk është se qytetarët mes hajdutëve të Ramës dhe tanëve, do të votojnë tanët, se u bënë 3 palë zgjedhje”tha ai.
Në këtë kontekst ai theksoi, “askush nuk e blen dot të kaluarën e tij, nëse njihet si abuzues kur ka qenë në pushtet duhet të largohesh”.
Por ish-deputeti Murrizi ka këshilluar deputetët e opozitës që sikurse tha ai, është grupi parlamentar opozita më i madh brenda Kuvendit , nuk duhet të bjeri në gracën e mazhorancës sepse po kalojnë ligjet për 5 minuta.
“Ky është grupimi më i madh opozitar brenda kuvend. Nuk duhet të vazhdojmë lojën e bilbilave sepse kemi rënë në batakun dhe i lejojnë Ramës të kaloj 5 minuta ligjet. Protesta brenda caqeve dhe duhet artikuluar kauzat e opozitës”.
Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…
Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…
“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…
Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…
Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…
This website uses cookies.