Murtaja afrikane e derrave – Preçi: Shkodra vijon të jetë e pastër, monitorime të vazhdueshme

Ndonëse ka një rrezik të shtuar si vend kufitar me Lezhën, Qarku Shkodër vijon të jetë i pastër, sa i takon murtajës afrikane të derrave.
Në Qarkun Shkodër janë dy stabilimente për rritjen e derrave dhe një treg i licensuar.
Kontrollet vijojnë të jenë të shtuara jo vetëm në ferma, por edhe në tregje. Murtaja afrikane e derrave mbetet ndër sëmundjet më vdekjeprurëse duke rrezikuar 100% tufën.