Lajme

Murtaja Afrikane e Derrave vjen në Shqipëri, ekspertët: Nuk prek njerëzit. Dëmi ekonomik, i madh

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone. Pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.

Veterineri Shemsho Lamaj qetësoi qytetarët duke bërë me dije se kjo sëmundje nuk i prek ata., por mund të jenë transmetues të këtij virusi te derrat.

I ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Lamaj theksoi se dëmet ekonomike të kësaj sëmundje janë shumë të larta.

Është konstatuar se Murtaja Afrikane e Derrave është prezentë në Shqipëri. Ky është rasti i dytë në rrethin e Lezhës, që për hir të së vërtetës është një prej qarqeve me populacionin më të lartë të mbarështimit të derrave. Është sëmundje virusale, por nuk duhet ngatërruar me Murtajën klasike të derrave, e cila po ashtu ka karakter shumë përhapës.

Njerëzit duhen qetësuar sepse nuk i prek. Nuk ka asnjë dëm në shëndetin e njerëzve por shërbejnë për transmetimin e kësaj sëmundje te derrat. Dëmet ekonomike janë të pallogaritshme sepse ka mortalitet shumë të lartë, deri në 100% të krerëve. Mënyrat e transmetimit janë të shumta, derrat e egër janë transmetuesit më të mëdhenj të sëmundjes”, deklaroi Lamaj.

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani deklaroi gjithashtu se kjo sëmundje nuk transmetohet te qytetarët as nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit apo nënprodukteve të mishit.

Ajo, sikurse dhe Lamaj, theksoi se problemi më i madh, është ao ekonomik, pasi sikurse tha Vuksani, brenda një jave mund të shfaroset e gjithë tufa.

Kjo nuk është sëmundje zonotike që transmetohet nga kafsha te njeriu, qoftë dhe nga konsumimi i mishit të derrit apo nënprodukteve që derivojnë nga mishi. Problemi më i madh është ai ekonomik, sepse brenda një jave mund të kemi shfarosje të një tufe të madhe.”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

3 hours ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

4 hours ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

4 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

4 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

4 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

4 hours ago

This website uses cookies.