Murtaja Afrikane e Derrit prek Lezhën/ Në malin e Rrencit në Shëngjin ngordhin 10 derra, zona vendoset në karantinë

Murtaja Afrikane e Derrit ka prekur Lezhën.Vatra e sëmundjes është identifikuar në Malin e Rrencit në Shëngjin, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.

Pas identifikimit të rastit Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.

Në kordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Shërbimi Veterinar ka bërë djegien dhe asgjesimi e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës, konform protokollit të përcaktuar.

Ndërkohë pjesa e Malit të Rrencit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.

Monitorimi do të jetë i vazhdueshem përgjatë 20 diteve në vijim, ndërsa Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Lezhë Ded Rama ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe kryesisht gjuetareve që të sinjalizojnë insitucionin që ai drejton nëse konstatojnë kafshë të ngordhura, me qëllim që të veprohet menjëherë dhe sëmundja mos të përhapet.

Në lidhje me rastin në fjalë Shërbimi Veterinar thotë se nuk ka vend për panik, pasi Murtaja Afrikane e Derrit nuk përhapet tek njerezit dhe vatra e konstatuar është e izoluar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.