Categories: LajmeSocialeKryesore

Murtaja dhe gripi – Shqipëria ndalon importin e mishit të derrit dhe shpendëve nga 6 vende

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe nënprodukte të tyre nga 6 vende të ndryshme, pas shpërthimit të murtajës dhe gripit në këto shtete.

Sipas urdhrave të publikuar në Fletoren Zyrtare pas shfaqjes së murtajës afrikane të derrave në Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut ndalohet importi dhe tranzitimi për në territorin e Shqipërisë i të gjitha kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, produkteve të tyre, materialit biologjik dhe embrioneve të derrave, si dhe e mishit të freskët dhe nënprodukteve të tij.

Vendimi shoqërohet edhe me tabelën sipas zonave të infektuara të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, nga të cilat ndalohet importi. Gjithashtu, vendimi përfshin kushtet që duhet të plotësojnë këto produktet që nuk iu përkasin këtyre zonave për t’u lejuar të futen në territorin shqiptar e që duhet të jenë të pasqyruara në certifikatën veterinare.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, lejohet importi dhe tranzitimi për në Shqipëri i kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër dhe nënprodukteve të tyre nëse certifikata shëndetësore veterinare vërteton se kafshët: a)  nuk  kanë  shfaqur  shenja  klinike  të  murtajës afrikane të derrave ditën e dërgesës; b) janë mbajtur që nga lindja ose për tre muajt e fundit në një kompartament (zonë) pa prezencë të murtajës afrikane të derrave; ose c) janë mbajtur në një stacion karantine, të izoluar për  30  ditë  përpara  dërgesës  dhe  i  janë  nënshtruar një testi virologjik dhe një testi serologjik të kryer të paktën 21 ditë pas hyrjes në stacionin e karantinës, me rezultate negative.

Po ashtu, është ndaluar importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve 24 orësh, shpendëve dekorativë, vezëve të shpendëve, mishi i shpendëve të patrajtuar termikisht dhe nënprodukte të  shpendëve të patrajtuara termikisht nga katër vende.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

9 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

9 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

9 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

9 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

9 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

9 hours ago

This website uses cookies.