Murtaja e bagëtive, asnjë rast i dyshuar në Qarkun Shkodër
Asnjë rast i dyshuar deri më tani nuk rezulton në qarkun Shkodër me murtajën e bagëtive të imta. Përgjegjësi i sherbimit veterinar, Qarku Shkodër, Mark Preçi thotë se është ngritur task forca dhe po ushtrohen kontrolle në të gjitha fermat, e veçanërisht në pikat kufitare.
Preçi apelon drejt fermerëve që të bashkëpunojnë për çdo rast të dyshuar. Simptomat tek të imtat nisin me temperaturë, lotim sysh dhe plagë në gojë
Krahas shqetësimit që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, bëhet me dije se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruceloza .Dëmi më i madh u ndodh industrisë së fermerëve, pasi shkalla e vdekshmërise tek bagëtitë ,që mund të infektohen, është e lartë.