Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot – Tregtarët sfidojnë autoritetet përgjegjëse, ndërsa konsumatorët të shqetësuar

tregu i derrave milot

Kjo ishte pamja e tregut të gjësë së gjallë në Milot të Kurbinit këtë të dielë.

Murtaja afrikane e derrit , e cila është shfaqur në Lezhë, ku deri më tani kanë ngordhur mbi 70 krerë, nuk e ka ndaluar tregtimin e kafshëve në këtë pazar informal.

Pavarësisht Urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë,  shitja e derrave dhe mishit pa asnjë lloj sigurie vijon normalisht në Milot.

Qytetarët ndihen të frikësuar nga shfaqja e sëmundjes, duke ndaluar konsumimin e mishit të derrit, pasi sipas tyre mungojnë kontrollet.

Në zbatim të masave për parandalimin e Murtajës afrikane të Derrit, Autoriteti i Veterinarisë në Lezhë ka bërë me dije se në bashkëpunim me policinë e shtetit në orët e para të mëngjesit të së dielës jane ngritur pika kontrolli në rrugët që të çojnë drejt tregut të Milotit për të ndaluar lëvizjen e derrave ku janë bllokuar disa automjete, por sipas Veterinarisë nuk kanë gjetur mbështetjen e Bashkisë Kurbin e cila ka për detyrë bllokimin e pazarit informal të Milotit, i cili vijon aktivitetin çdo të diele në kushte skandaloze.

Ndërkohë vatra me murtajen e derrit e shfaqur në Ishull-Lezhë është izoluar dhe gjatë ditës së diele nuk ka patur raste të reja, ndërsa i gjithë fshati do të mbahet në karantine për 21 ditë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.