Musaka me presh, nga gatimet speciale të traditës
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)
- 1.5 kg presh
- 2 filxhanë kafeje me vaj ulliri
- 200-300 gr mish të grirë
- 2 kokrra qepë
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 2 gjethe dafine
- Kripë
- Piper
- Majdanoz
- Për salcën beshamel
- 3 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle gjalpë të freskët
- 2 deri 3 gota qumësht
- 2 kokrra vezë
- 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
- Kripë
- Përgatitja
Për kimën: Për përgatitjen e kimës kaurdisen qepët e grira imët me mish të grirë, hidhet salcë domatesh, kripë, piper dhe dafinë.
Për beshamelën: Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.
Përgatitja e Musakasë
Si fillim preshi pastrohet me ujë të rrjedhshëm, gjethet e sipërme preferohet që të hiqen.
Pritet në copa të pjerrëta me gjatësi 3-4 centimetra.
Më pas, skuqen lehtë u hidhet pak kripë dhe ndahen në dy pjesë.
Gjysma e tyre shtrohet në një tavë ku më parë kemi shtuar vaj ulliri dhe galetë (bukë e thekur e thërrmuar imët).
Sipër tyre hidhet një shtresë me kimë dhe mbulohet me pjesën tjetër të preshve.
Sipër i hidhet salca beshamel, e cila sheshohet në të gjithë sipërfaqen e tavës me ndihmën e një luge të lyer me qumësht.
Më pas, tava vedoset në furrë përreth 30-40 minuta.