Musk për emigrantët në Shqipëri – Gjyqtarët që pengojnë marrëveshjen duhet të largohen nga sistemi

“Këta gjyqtarë duhet të largohen”. Kështu u shpreh miliarderi dhe pronari i rrjetit social X Elon Musk për gjyqtarët që kanë penguar zbatimin e marrëveshjes Itali Shqipëri për emigrantët. Ai komentoi në X ne postimin e një përdoruesi që kishte publikuar lajmin e vendimit te gjykatës së Romës, e cila një ditë më parë vendosi që grupi i dytë i emigrantëve që mbërriti të premten e kaluar në Shqipëri të rikthehej në Itali.

Seksioni i Emigracionit në Gjykatën e Romës referoi të hënën çështjen e emigrantëve të mbajtur në qendër në Shqipëri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit të tyre. Vendimi lidhet me 7 emigrantët egjiptianë dhe nga Bangladeshi,  të cilët u rikthyen në vendin fqinj me anijen e Rojës Bregdetare Visalli , e cili mbërriti në portin e Brindisit gjatë natës.

Ndërkohë Ministria e Brendshme italiane do të dalë para Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për të mbështetur arsyet e saj pas vendimeve të gjyqtarëve në Romë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.