“Këta gjyqtarë duhet të largohen”. Kështu u shpreh miliarderi dhe pronari i rrjetit social X Elon Musk për gjyqtarët që kanë penguar zbatimin e marrëveshjes Itali Shqipëri për emigrantët. Ai komentoi në X ne postimin e një përdoruesi që kishte publikuar lajmin e vendimit te gjykatës së Romës, e cila një ditë më parë vendosi që grupi i dytë i emigrantëve që mbërriti të premten e kaluar në Shqipëri të rikthehej në Itali.
Seksioni i Emigracionit në Gjykatën e Romës referoi të hënën çështjen e emigrantëve të mbajtur në qendër në Shqipëri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit të tyre. Vendimi lidhet me 7 emigrantët egjiptianë dhe nga Bangladeshi, të cilët u rikthyen në vendin fqinj me anijen e Rojës Bregdetare Visalli , e cili mbërriti në portin e Brindisit gjatë natës.
Ndërkohë Ministria e Brendshme italiane do të dalë para Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për të mbështetur arsyet e saj pas vendimeve të gjyqtarëve në Romë.
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi në Berdicë…
Partia Demokratike synon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të rrisë pjesëmarrjen e gruas në…
Hungaria po mban presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian dhe për Péter Sztáray, ministrin…
Këtë të shtunë, Shkodra u zgjua me mot të mire, por me ulje temperaturash në…
This website uses cookies.