thumbs b c f61a38df20b2a089db0e8ba2e0393fe4
Manjati amerikan Elon Musk njoftoi se sistemi i internetit satelitor Starlink që ai zotëron do të ofrojë shërbimin e lidhjes për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale X, Elon Musk informoi se kompania e sistemit të internetit satelitor Starlink që ai zotëron do të ofrojë shërbimin e lidhjes për organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Rripin e Gazës.
Pasi Izraeli ndërpreu plotësisht shërbimin e komunikimit për linjat fikse telefonike, të telefonisë celulare dhe të internetit në Rripin e Gazës nën bllokadë, qindra përdorues në platformën e medias sociale X kërkuan ofrimin e sistemit satelitor Starlink për koordinimin e ndihmave humanitare.
Drejtorja ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Cindy McCain në një postim nga platforma e medias sociale X tha: “Me ndërprerjen e komunikimeve në Gaza, ndihma jonë ushqimore ka arritur në pikën e ndalimit. Nuk mund të kontaktojmë me punonjësit tanë, partnerët apo njerëzit që na besojnë. Ne kemi nevojë urgjente për qasje të qëndrueshme dhe mundësi për të kryer operacionet për ndihmën humanitare. Çdo minutë që kalon është e rëndësishme”.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.