Mustafa Lici deklaratë për mediat/“Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja e Endri Mustafës”

Një ditë pasi prokuroria e Shkodrës i dërgoi ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, ku u arrestua pak ditë më parë, babai i tij Mustafa Lici para SPAK, ka mohuar akuzat dhe përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës.Dosja e ekstradimit të Licit pritet të përkthehet dhe brenda pak ditësh, të dërgohet në Turqi nëpërmjet Ministrisë së Jashtme. Policia e Shtetit njoftoi të Enjten se Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, pas informacioneve të siguruara nga blutë e Shkodrës. Këta të fundit kishin marrë informacione të vendndodhjes së tij nëpërmjet personave që e takonin.Mirëpo familjarët e 31-vjeçarit kanë ngritur pretendime se Ibrahim Lici nuk është arrestuar, por vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndihet i sigurt në Shqipëri.